LIGJ nr7/2017 per nxitjen e perdorimit te energjise nga burimet e rinovushme

  • Home
  • LIGJ nr7/2017 per nxitjen e perdorimit te energjise nga burimet e rinovushme
Image

Neni 3

Perkufizime
1. Nё kёtë ligj termat e mёposhtёm kanё këto kuptime:
a) “Energji aerotermale” është energjia e depozituar nё formёn e nxehtёsisё nё ajrin e
ambientit.
b) “Energji gjeotermike” është energjia e depozituar nё formёn e nxehtёsisё nёn
sipёrfaqen e tokёs.
c) “Energji hidrotermike” është energjia e depozituar nё formёn e nxehtёsisё nё ujërat
sipёrfaqёsore.
ç) “Biomasa” është pjesa e biodegradueshme e produkteve, mbeturinave dhe mbetjeve
me origjinë biologjike nga veprimtaria bujqësore (përfshirë lëndë bimore dhe shtazore),
pyjore dhe nga industri të lidhura me to, përfshirë peshkimin dhe akuakulturën, si edhe pjesa
e biodegradueshme e mbeturinave industriale, urbane dhe rurale.
d) “Biolёngjet” janë lëndë djegëse në trajtë të lëngët ose të gaztë, tё përziera me lëndë
djegëse hidrokarbure dhe tё prodhuara nga biomasat, sipas përcaktimeve në ligjin nr. 9876,
datë 14.2.2008, “Për prodhimin, transportimin dhe tregtimin e biokarburanteve dhe të lëndëve
të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport.
dh) “Energjia nga burimet e rinovueshme” është energjia nga burime tё rinovueshme
jofosile, konkretisht era, dielli, energjia aerotermike, energjia gjeotermike, energjia
hidrotermike dhe energjia e oqeaneve, energjia hidrike, biomasa, gazi i grumbulluar nё
landfille, gazi, qё grumbullohet nga trajtimi i ujërave tё zeza dhe biogazet.
e) “Konsumi pёrfundimtar bruto i energjisё” është gjithë sasia e energjisë, e lëvruar në
territorin e Republikës së Shqipërisë për qëllime industriale, për transportin, për sektorin
familjar, për shërbimet e ndryshme, përshirë shërbimet publike e private, bujqësinë, pyjet e
peshkimin, konsumin e energjisë elektrike dhe të nxehtësisë edhe për vetёkonsum në të gjithë
sektorët e energjisë, si dhe humbjet e energjisë elektrike e të nxehtësisë në sistemin e
transmetimit e të shpërndarjes.
2
ë) “Garancia e origjinёs” është njё dokument elektronik, i cili ka funksion të vetëm që t’i
provojё konsumatorit pёrfundimtar se njё pjesё ose e gjithë sasia e dhёnё e energjisё së
përdorur ёshtë prodhuar prej burimeve tё rinovueshme.
f) “Proces konkurrues i ofertave” është njё procedurё objektive, transparente,
jodiskriminuese që mundëson pjesëmarrjen e një numri shoqërish, për të përfituar nga skema
e mbështetjes, në bazë të ofertës fillestare të paraqitur nga ofertuesi.
g) “Skemё mbёshtetjeje” është instrumenti, apo mekanizmi i zbatuar pёr tё nxitur
pёrdorimin e energjisё nga burimet e rinovueshme duke zvogёluar koston e asaj energjie,
duke rritur çmimin me tё cilin ajo mund tё shitet ose duke rritur vёllimin e energjisё sё blerё
me anё tё detyrimeve pёr energji tё rinovueshme ose mёnyra tё tjera.
gj) “Kontratë për diferencën” është kontrata, modeli i së cilës miratohet nga Këshilli i
Ministrave, ndërmjet Operatorit të Energjisë së Rinovueshme dhe prodhuesit të energjisë nga
burimet e rinovueshme, i cili është deklaruar ofertuesi i suksesshëm në procesin konkurrues
për të përfituar nga skema e mbështetjes, sipas përcaktimit të nenit 9 të këtij ligji.
h) “Çmim i caktuar” është çmimi final qё do të pёrfitojё prodhuesi me pёrparёsi i
energjisё elektrike, si rezultat i shpalljes fitues i një skeme mbështetëse nё njё procedurё
konkurruese.
i) “Çmimi referencё” është çmimi orar i tregut të ditës në avancë, i cili bazohet nё tregun
e organizuar tё energjisё elektrike ose deri nё krijimin e saj nё njё treg energjie elektrike tё
krahasueshёm me tё.
j) “Prodhues me përparësi” është çdo prodhues që prodhon energji elektrike nga burime të
energjisë së rinovueshme dhe në rastin e energjisë hidrike me një kapacitet të instaluar deri në
15 MW për një njësi gjeneruese dhe që përfitojnë nga skemat mbështetëse, në përputhje me
parashikimit e këtij ligji.
k) “Operatori i Energjisë së Rinovueshme” është subjekti përgjegjës, që faturon dhe
mbledh detyrimin pёr energjinё e rinovueshme të aplikuar tek të gjithë klientët fundorë të
energjisë elektrike.
l) “Skema e matjes së energjisë neto” është skema që mundëson matjen me dy drejtime të
një kapaciteti total të instaluar për prodhimin e energjisë elektrike nga era ose dielli nën 500
kW, nga shoqëritë e vogla dhe të mesme ose klientët familjarë, i cili nuk mund të
dispeçerohet. Këta klientë prodhojnë një pjesë ose të gjithë energjinë që nevojitet për nevojat
e tyre dhe injektojnë energjinë e tepërt të prodhuar në rrjetin e shpërndarjes.
ll) “Sistem diellor fotovoltaik” është njё pajisje apo impiant i pёrdorur pёr tё shndërruar
energjinё e rrezatimit diellor nё energji elektrike pёr vetëkonsum apo pёr ta shpёrndarё nё
rrjetet e energjisё elektrike.
m) “Njёsi gjenerimi” është çdo mjet teknik, i cili shndёrron energjinё e prodhuar nga
burimet e rinovueshme nё energji elektrike ose për ngrohje.
n) “Kapacitet i instaluar i njё impianti” është fuqia e energjisё elektrike, pёr tё cilёn njёsia
prodhuese ёshtё e aftё teknikisht tё prodhojё, kur punon siç ёshtё planifikuar, pa kufizime
kohore, si dhe pa marrё parasysh ndërprerjet e vogla afatshkurtra.
nj) “Prodhuesit ekzistues me përparësi” janë prodhuesit me pёrparёsi, nga burimet
hidrike, të cilët pavarësisht nga momenti i nënshkrimit të kontratës me autoritetin kontraktor,
janë pajisur me “Certifikatën e pranimit të veprës”, sipas legjislacionit përkatës, brenda datës
31 dhjetor 2020.
o) “Detyrimi për energjinë e rinovueshme” përfaqëson një tarifë fikse që aplikohet te
klientët fundorë, në përputhje me sasinë përkatëse të energjisë elektrike të matur dhe të
lëvruar nga furnizuesit te këta klientë. Ky detyrim llogaritet si produkt i totalit të sasisë së
energjisë elektrike të prodhuar nga burimet e rinovueshme të energjisë me bonusin e dhënë
për promovimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, në raport me totalin e sasisë së
energjisë elektrike të lëvruar nga furnizuesit te klientët fundorë.
3
p) “Ministria” është ministria pёrgjegjёse pёr energjinё.
q) “Ministri” është ministri pёrgjegjёs pёr energjinё.
2. Të gjithë termat e përdorur në këtë ligj, të cilët nuk janë përfshirë në pikën 1, të këtij
neni, do të kenë të njëjtin kuptim me termat e përcaktuar në ligjin nr. 43/2015 “Pёr sektorin e
energjisё” dhe ligjin nr. 124/2015 “Pёr efiçencёn e energjisё”

Neni 10

Masat mbёshtetёse pёr prodhimin e energjisё elektrike
nga burimet e vogla të rinovueshme
1. Mbështetja sipas kontratës për diferencë nuk zbatohet për prodhuesit me përparësi:
a) me kapacitet të instaluar të energjisë elektrike deri në 2 MW;
b) me kapacitet të instaluar të energjisë elektrike deri në 3 MW për energjinë e erës;
c) për projektet demonstruese.
2. Çmimi i blerjes së energjisë elektrike nga burimet hidrike me kapacitet të instaluar deri
në 2 MW caktohet nga ERE, nё pёrputhje me metodologjinё e miratuar nga Kёshilli i
Ministrave, me propozimin e ministrit. Metodologjia përcakton kriteret e llogaritjes së
çmimit, duke u bazuar në çmimin e tregut të organizuar të energjisë elektrike ose deri nё
krijimin e tij, në çmime të krahasueshme të tregjeve të organizuara të vendeve fqinje, plus një
bonus tё caktuar pёr promovimin e këtyre burimeve, i cili merr në konsideratë një kthim të
arsyeshëm të vlerës së investimeve. Në çdo rast, ky çmim nuk do të jetë më i ulët se çmimi i
miratuar nga ERE në vitin 2016.
3. Çmimi i blerjes së energjisë elektrike nga çdo prodhues tjetër me përparësi, i përcaktuar
në pikën 1, të këtij neni, caktohet nga ERE, nё pёrputhje me metodologjinё e miratuar nga
7
Kёshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit. Metodologjia përcakton kriteret e llogaritjes
së çmimit, duke u bazuar në kthimin e arsyeshëm të vlerës së investimeve, sipas llojit të
teknologjisë së përdorur.
4. Në hartimin e metodologjisë për përcaktimin e çmimit të shitjes sipas pikave 2 dhe 3, të
këtij neni, ministria merr edhe mendimin nga Komisioni i Ndihmës Shtetërore

Neni 15
Skemat e matjes neto të energjisë
1. Në përputhje me skemën e matjes, një shoqëri e vogël ose e mesme apo një klient
familjar mund të instalojë një kapacitet total deri në 500 kW për prodhimin e energjisë
elektrike nga era ose dielli për të mbuluar një pjesë ose të gjithë energjinë që nevojitet për
nevojat e tij dhe të injektojë energjinë e tepërt të prodhuar në rrjetin e shpërndarjes.
2. Klientët, sipas skemës së matjes neto të energjisë, duhet të instalojnë me shpenzimet e
tyre një matës me dy drejtime.
3. Bilanci neto dhe faturimi bëhen në baza mujore për secilën pikë matëse. Teprica e
energjisë elektrike më e madhe se konsumi mujor shitet te furnizuesi i shërbimit universal, i
ngarkuar me detyrimin e shërbimit publik, sipas çmimit të caktuar nga ERE, bazuar në
metodologjinë e miratuar nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit.
4. Ministri miraton me udhëzim një procedurë të lehtësuar për autorizimin për lidhjen në
sistemin e shpërndarjes të projekteve të vogla të energjisë së rinovueshme.